Kandidati për deputet i PD, Flamur Noka mendon se Sali Berisha është lider historik. Sipas tij, ai realizoi ëndrrat e shqiptarëve dhe e zhvilloi Shqipërinë më shumë se çdo politikan tjetër.

 

“Berisha është lideri historik, njeriu që u ngrit dhe me guximin dhe kurajon që e karakterizon atë, përmbysi regjimin, u përball me diktakturën. Është ai që në të gjithë hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, kudo gjendet firma e tij, gjurma e tij. Është njeriu që bëri realitet ëndrrat shekullore të shqiptarëve, e zhvilloi Shqipërinë sa askush tjetër. Sali Berisha është histori në këtë vend dhe do të ngelet histori. Ai niuk ka punuar asnjë ditë për historinë, por çdo punë e tij ka lënë gjurmë”, deklaroi Noka gjatë intervistës në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

 

Kur u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu për një mendim për liderin e PD, Lulzim Basha, Flamur Noka u përgjigj kështu:

 

“Basha është një njeri i mirëformuar, është një lider me një vizion dhe kulturë qytetare perëndimore, ka një stil krejt tjetër dhe është ai i pari që e ka rrëzuar Edi Ramën në 2011. Do të jetë ai që do ta mundë sërish Ramën dhe për këtë do të lërë gjurmë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *