Bota
Nobelistja Malala kthehet në Pakistan mbas 6 vjetësh

Malala Jusafzai është kthyer ne Pakistan për te paren here qe kur bindjet e saj i rrezikuan jetën. Zëri i vajzës, e cila u ngrit mbi friken dhe paragjykimet, duke shkruar qe ne moshën 11 vjeçare një ditar anonim për BBC mbi jetën nen kërcënimin e talebanëve, u vlerësua ne vitin 2014 me NOBELIN e paqes.
Gjashte vite me pare, një ekstremist taleban hapi zjarr ndaj autobusit me te cilin ajo po kthehej nga shkolla, se bashku me disa vajza te tjera. Malala Jusafzai, asokohe vetëm 14 vjeç, ishte shfaqur si aktiviste për arsimimin e femrave ne vendlindjen e saj te varfër, ku talebanët ua ndalonin vajzave shkollimin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



