Tre shkencëtarët Arthur Ashkin nga SHBA, Gerard Mourou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanadaja u nderuan këtë të martë me çmimin Nobel në fizikë për vitin 2018. Ata u vlerësuan për shpikjet novatore në fushën e lazerit.

 

Amerikani Arthur Ashkin u vlerësua për “pincat optike dhe aplikimin e tyre në sistemet biologjike”, ndërsa Gérard Mourou dhe Donna Strickland, për zbulimin e një metode për gjenerimin e impulse optike me intensitet të lartë”.

 

“Shpikjet që ndahen këtë vit kanë revolucionarizuar fizikën lazer”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave pas ndarjes së çmimit prej 1 milion dollarë.

 

Një ditë më parë akademia vlerësoi Amerikani James P. Allison dhe japonezi Tasuku Honjo për punën e tyre në luftën kundër kancerit. Sipas jurisë së çmimit prestigjioz në Stokholm, ata arritën të vendosnin një gur të ri themeli në këtë betejë të gjatë e të vështirë, në mënyrën se si mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për të luftuar qelizat kanceroze.

 

Fituesi i ardhshëm i Nobelit do të jetë për kimi, ndërsa fituesi i Nobel për paqen do të ndahet të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *