Qeveria ka hartuar një projektligj që i hap rrugë njohjes së viteve të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1993 për efekt pensioni.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, nevoja për një projektligj të tillë lindi sepse procesi i grumbullimit të dokumentacionit të vjetërsisë në punë ka qenë problematik sepse mungonin të dhënat e plota, kishte identetite të pasakta ose fletë të dëmtuara.
Prej këtyre problemeve, argumenton ministria, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë, nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur, duke refuzar kërkesat për caktim pensioni sepse ata nuk plotësonin kushtin minimal të periudhës së sigurimit.
Për të zgjidhur këtë situatë, shumë qytetarë janë drejtuar në gjykata me kërkesëpadi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme.
Duke miratuar këtë projektligj, sipas ministrisë, njohja e periudhave të sigurimit do të ndodhte pa pengesa procedurale dhe në vitin e parë të zbatimit të tij do të kishte një kosto prej 40 milionë lekësh. /vizionplus.tv





