E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Njoftohet për dy të vrarë, policia nuk gjen asnjë gjurmë

Nje telefonate e mbërritur ne sallën operative ka vene ne alarm policinë e Korçës. Telefonuesi njoftonte se ne ngjarjen e rende ne afërsi te fshatit Lekas, kishin humbur jetën dy persona dhe ishin plagosur disa te tjerë. Kaq është dashur qe forcat e policisë te shumta ne numër, te mbërrijnë ne zone, por nuk kane arritur te gjejnë asnjë gjurme. Banoret te fshatit kane thënë se, nuk kane dëgjuar te ketë pasur shkëmbim zjarri. Por kjo, nuk i ka penguar uniformat blu te krehin te gjithë zonën. Ndërkohe, numri i telefonit nga i cili është bere njoftimi ne sallën operative rezulton i fikur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë