Dushi çdo ditë është një veprim që secili nga ne e bëjmë gjithmonë sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.

 

Gjatë larjes së trupit shumë njerëz bëjnë gabime në larjen e trupit, e kjo bën që të kenë një lëkure të thatë ose thjesht shkaktojnë dëme ndaj saj.

 

Gabimet që bëhen nga të gjithë gjatë dushit janë;

 

Bëni dush me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë;

Një dush me ujë të nxehtë të bën të ndihesh mirë, si shembull kur laheni në mëngjes dhe keni ftohtë. Por nga ky dush nuk ka përfitime. Uji i nxehtë shkakton probleme të tilla si rritjen e manisë së kruajtjes së lëkurës apo dhe irritimin. Dushi me ujë shumë të ftohtë gjithashtu nuk ka përfitime. Kështu që rrini diku në mes dy alternativave.

 

Nuk hiqni plotësisht shkumën nga trupi juaj:

Shpesh, pasi keni mbaruar larjen dhe shihni që një pjesë e vogël e trupit nuk është shpëlarë mirë nga shkuma, ju thjesht e fshini atë me peshqir. Ky nuk është një veprim i zgjuar. Mosshpëlarja e mirë e trupit zakonisht çon në acarim dhe thatësi të lëkurës, por varet gjithashtu edhe nga lloji i sapunit ose shamponit që përdorni.

 

Përdorni peshqir të ashpër:

Mënyra se si thaheni është po aq e rëndësishme sa larja. Një fshirje e lehtë me peshqir të butë, është më e mira për lëkurën tuaj. Aplikimi i kremrave hidratues menjëherë pas dushit është i rekomandueshëm pasi pas dushit lëkura juaj është e thatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *