Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhviluar takime këtë të hënë me operatorët turistikë në Shëngjin, të cilët iu është dashur të ballafaqohen me krizën e shkaktuar nga pandemia.

Gjatë një bisedë me një nga operatorët, ky i fundit iu ankua kryedemokratit se turizmi në Shëngjin është në pasiguri totale, pasi kufijtë janë mbyllur, tursitë që vijnë nga vende të huaja nuk ka, ndërsa shtoi se imazhi i Shqipërisë është dëmtuar rëndë nga pandemia.

“Pasiguri totale. Kufijtë mbyllur dhe po krijohet imazhi që jemi më keq se Italia. Ne ecim, zoti na ndihmoftë. Ne jemi biznes, nuk jemi partiak. Shteti është ortak me ne. Ortakun duhet të ndihmojë sidomos në këto ditë të pandemisë. Njerëzit kanë frikë të vijnë në plazhe”, u shpreh qytetari.

Nga ana tjetër, lideri demokrat përsëriti edhe njëherë planin ekonomik të PD-së për turizmin. Për Bashën, gjysmë-paketat e qeverisë nuk dhanë asnjë efekt gjatë pandemisë dhe prania e shtetit në turizëm është zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *