Kronikë
“Njerëz të armatosur në Manastirin në Dhërmi”/ Policia i sekuestron një pistoletë lodër çakmak murgut

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale ku pretendohej se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona që posedojnë armë zjarri, Policia e Vlorës ka verifikuar informacionin dhe ka zhvilluar kontrolle.
Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.
Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




