Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ka arrestuar shtetasen M.Z për veprën penale “Mashtim.

 

Po ashtu, blutë kanë arrestuar edhe 52 vjeçarin me iniciale B.S, i cili ishte i dënuar me “arrest shtëpie” por ka dalë jashtë banesës.

 

Njoftimi i policisë:

 

Elbasan

 

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. 

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.  

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi “. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *