E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Një viktimë dhe tre të infektuar me koronavirus në Kosovë

Këtë të hënë Në Kosovë  u raportua një viktimë nga koronavirusi.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se kane rezultuar tre raste të reja të infektuarish.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,298 mostrave. Në 24-orëshin paraprak, 20 pacientë u konfirmuan si të shëruar. Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 438.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në muajin mars dhe deri sot janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina.

Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht ka kaluar 703,000

Vazhdo të lexosh

Reklamë