E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Kronikë

Një turk arrestohet në Tiranë për vrasje

 

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas turk, pasi kishte thyer vendimin e dhënë nga gjykata me arrest shtëpie për kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

 

Në kuadër të operacionit ‘Taksim’ në pranga ka rënë Ulas Çokjit.

Reklamë

 

Por në momentin e arrestimit të tij, policia zbuloi se 41-vjeçari ishte në kërkim nga Turqia për vrasje me dashje.

 

Urdhri ndërkombëtar i ndalimit ishte publikuar më datën 8 mars  nga prokuroria e Stambollit.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet edhe kanabis. Interpoli pritet që ta ekstradojë 41-vjeçarin drejt Turqisë

Vazhdo të lexosh

Reklamë