E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tjetër vend në Evropë vendos të heqë shumicën e masave anticovid

Këshilli i Ministrave në Portugali njoftoi këtë të enjte heqjen e shumicës së kufizimeve kundër COVID-19, ndërsa vala e Omicron ka filluar të zbehet.

 

Nuk do të jetë më e detyrueshme paraqitja e certifikatës së vaksinës për të hyrë në restorante, hotele dhe ambiente kulturore.

 

Reklamë

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ky është një hap tjetër drejt kthimit në jetën normale”, tha ministrja e kabinetit Mariana Vieira da Silva në një konferencë shtypi.

 

Masat e reja do të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme, shtoi ajo.

 

Puna nga shtëpia nuk do të rekomandohet më.

 

Nga ana tjetër, njerëzit do t të vazhdojnë të mbajnë maskat ​​në hapësirat e brendshme, si në transportin publik a supermarkete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë