E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tjetër shtet legalizon marijuanën mjekësore

Mississippi u bë shteti i 37-të në SHBA që legalizoi përdorimin mjekësor të marijuanës.

 

Sipas ligjit, pacientët duhet të diagnostikohen nga një profesionist i licencuar i kujdesit shëndetësor duke plotësuar kushtet kualifikuese në mënyrë që të marrin një recetë për marihuanën mjekësore. Ata mund të marrin rreth 100 gramë kanabis në muaj, ose 3.5 gram në ditë.

 

Legalizimi i marihuanës mjekësore në Misisipi vjen pasi votuesit në shtet miratuan me shumicë dërrmuese një masë votimi për të krijuar një program kanabisi mjekësor në nëntor të vitit 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë