Subscribe

Një tjetër pallat ne Gjirokastër rrezikohet nga shembja.  Behet fjale për këtë godine 7 katëshe, ne zonën e “Kodrës se Shtufit” qe  tashme është kthyer ne rrezik serioz për 21 familjet qe jetojnë ne te.

 

Pas shirave te rrëmbyeshëm te 24 orëve te fundit, katër katet e pallatit janë te pabanueshme. Nga rrëshqitjet masive , dheu e balta kane vërshuar ne pallat deri ne apartamente qe ndodhen ne kat te katërt. Muret janë plasaritur ndërsa orenditë janë shkatërruar tërësisht.

 

Banoret kërkojnë ndihme pasi banesat e tyre te blera 10 vjet me pare sot jo vetëm janë te pabanueshme por edhe te pasigurta. Këto foto tregojnë edhe gjendjen e rrugës qe te çon drejt pallatit ne rrezik shembje.

 

E ndërsa banoret janë evakuuar, drejtues te pushtetit lokal te Gjirokastrës kane kërkuar ndërhyrjen e eksperteve nga Tirana për te analizuar shkallen e rrezikut.

 

Ky është pallati i dyte ne Gjirokastër qe rrezikohet nga shembja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *