E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka tronditur Filipinet

Një tërmet me magnitudw 7.1 tw shkallws Rihter ka goditur Filipinet.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se epiqendra ishte në zonën detare në lindje të ishullit Sarangani dhe thellësia fokale u vlerësua në 76 kilometra.

Reklamë

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Filipinet janë të vendosura në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë