E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Një shtëpi dhuratë për vitin e ri, Rama vizitë në familjen Shabaj në Postribë

Familja e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës ka një arsye më shumë për të festuar vitin e ri 2019. Ajo tashmë ka një shtëpi të re të ndërtuar në kohë rekord në dy muaj.

 

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu zgjodhën këtë familje për të rindërtuar shtëpinë, për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin 7 anëtarët e saj.

 

Reklamë

“Ajo që desha unë ishte që të realizohej për Vit të Ri, u realizua,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama, duke uruar familjen e Vullnetit për një vit të gëzuar.

 

Kryefamiljari si dhe bashkëshortja e tij nuk e fshehën gëzimin për këtë ndryshim rrënjësor të jetës së tyre.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë