Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Alexandër Vuçiç kanë mbërritur në Ohër, aty ku do të mbahet samiti për zbatimin e katër lirive të Bashkimit europian.

 

Dy liderët, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev u takuan ne orën 17.30, duke patur në fokus bashkëpunimin rajonal. Biseda i paraprin samitit të së dielës, ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë të nismave rajonale.

 

Pas takimit të parë trepalësh në Novi Sad të Serbisë ku u nënshkrua marrëveshja për një “minishengen” ballkanik mes kryeministrit Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së veriut Zoran Zaev, samiti i rradhës konsiderohet si një hap më shumë drejt konkretizimit të projektit trepalësh.

 

Në samit do të marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq. Ndërsa do të mungojë ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet pacolli i cili sqaroi se e ka marrë ftesën vonë e se ndodhet jashtë shtetit, duke e patur të pamundur pjesëmarrjen në samit

 

Mesditën e së dielës, liderët do të japin konkluzionet e takimit në një konferencë ëpr shtyp. “Minishengeni” Ballkanik pritet të vihet në jetë brenda vitit 2021 dhe do të krijojë mundësinë që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.

 

Një ditë më parë, i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer deklaroi se SHBA e mbështesin projektin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve duke theksuar se dyert janë të hapura edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *