E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Një serb në krye të Partizanit, Veselinoviç prezantohet tek “të kuqtë”, zëvendëson Orges Shehin

Partizani ka më në fund një trajner të ri. U deshën disa javë pas shkarkimit të Orges Shehit, që klubi i kuq të prezantonte drejtuesit e ri të stolit.

Aleksandar Veselinoviç u prezantua nga drejtori Arber Abilaliaj përpara mediave, ndërsa mungonin presidenti Gaz Demi dhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama.

Reklamë

Serbi Veselinoviç  në karrierën e tij ka punuar me shumë klube, përfshirë Vojvodinën në kampionatin vendas si dhe kombëtaret e moshave. Ndërsa vitet e fundit karriera e tij ka vijuar në vendet arabike ku ka trajnuar disa ekipe deri në vitin 2023.

Ndeshjen e parë në krye të Partizanit ai do ta ketë në fundjavë kundër Teutës në Niko Dovana.

Në dy javët e para të superiores, të kuqtë janë mundur nga Vllaznia dhe fituan ndaj Skënderbeut./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë