Pogradeci pritet të ketë së shpejti një port dhe një kapiteneri duke krijuar një mundesi më shumë për zhvillimin e turizmit në liqenin e Ohrit.
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, sqaron se ky projekt do të ndihmojë në rikthimin e traditës së lundrimit në liqenin e Ohrit, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Ohrit në Maqedoninë e Veriut.
Qytetarët e konsiderojnë ndërtimin e portit si një mundësi të madhe për zhvillimin turistik të qytetit.
Llazi Kërxhalli, një banor i Pogradecit, kujton se anija e parë turistike nga Ohri mbërriti në Pogradec në vitin 1963 dhe shton se vendosja e linjave ujore do të ishte një shtysë e madhe për zonën.
Ky projekt synon jo vetëm të sjellë anije turistike në qytet, por edhe të krijojë hapësira të dedikuara për ankorimin e varkave.
/vizionplus.tv