Subscribe

Pas Karavastasë dhe Spitallës, qeveria pritet të hapë një tjetër ankand për të ndërtuar parkun e tretë të prodhimit të energjisë diellore në vend.

 

Në muaji qershor Minsitria e Energjisë do të hapë thirrjen për çdo subjekt të interesuar për të ndërtuar një park të tillë, por këtë herë kushti është që do të jetë vet investitori ai që do të sigurojë tokën se ku do të ndërtohet dhe jo shteti

 

Ne kemi menduar të hapim një ankand, me mbështetjen edhe të Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillimin e subjekteve do tu garantohet blerja e energjisë nga shteti për 15 vite. Njëkohësisht zhvilluesi do të jetë i detyruar që të gjejë vet tokën se ku do të ndërtojë duke hartuar dhe projektin- shprehet Enea Karakaci, drejtor i politikave të energjisë në minsitri.

 

Sipas misitrisë, fokusi do të jetë një kontratë afatgjatë pronësie, për të garantuar suksesin e investimit

 

Ajo që ne do të kërkojmë është një kontratë afat gjatë pronësie e cila mund të jetë një kontrate qiraje që zhvilluese do të ketë me tokën. Në dijeninë tonë në zonat ku mendohet të ketë parqe të tilla fotovoltaike nuk ka problem të frota pronësie-sqaron më tej Karakaci

 

Ankandi do të jetë i hapur nga qershori deri në muajin tetor të këtij viti, për ti dhënë mundësi të interesuarve të plotësojnë dokumetacionin e nevojshëm. Parku i Karavastansë me zhvillues kompaninë franceze Voltalia pritet të nisë prodhimin e enerjisë nga muaji shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *