E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Një moment i veçantë”/ Rama publikon pamjet nga vizita në SHBA, studentët shpërthejnë në brohoritje

Kryeministri Edi Rama e ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga Neë York-u, në kuadër të vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “Ëest Point”.

Në këtë video kryeministri Edi Rama prezantohet para qindra studentësh të akademisë ushtarake. Pas përshëndetjes së Ramës, studentët e Akademisë Ushtarake kanë shpërthyer në brohoritje.

Reklamë

“MIRËMËNGJES
dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në Ëest Point, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Vazhdo të lexosh

Reklamë