Miss Zimbabve 2023 eshte shpallur një modele e bardhë me flokë të gjatë bjonde.
Jo saktësisht çfarë do të priste shumica e banorëve të shtetit afrikan, ku pothuajse e gjithë popullsia është me ngjyrë.
Vajza 21-vjeçare quhet Brooke Bruk-Jackson dhe vjen nga Harare, kryeqyteti i vendit.
Edhe pse gëzimi i madh i Miss-it të ri ka bërë për vete shumë njerëz, të tjerë e kanë kritikuar ashpër nominimin e saj, i cili përkon edhe me kandidaturën e saj për të përfaqësuar Zimbabvenë në Miss Universe më 18 nëntor në El Salvador.
“Zemra ime është plot gëzim dhe mirënjohje. E fitova këtë kurorë për vendin tonë të bukur, për t’i shërbyer popullit tonë dhe për të qenë mishërim i veçantisë së Zimbabve”, këto janë fjalët e para të Miss-it gjatë marrjes së kurores .
Ajo, e vetmja vajzë e bardhë në podium, nuk e kishte idenë se ai moment do te kthehej nga një ortek kritikash në rrjetet sociale.
“Stërgjyshërit e mi do të rrotulloheshin në varret e tyre,” shkruante një përdorues, “shumë e bardhë për të përfaqësuar një komb me zezakë, ajo nuk na identifikon, ajo është e huaj!”, komentonin shume te tjere, ceshtje qe ka shkaktuar shume debat ne vendin e varfer afrikan./ tgcom