Subscribe

Edhe pse është cilësuar si një nga profesionet më të vështira, për shkak se në shumë raste jeta e tyre është në rrezik, mijëra të rinj, djem e vajza vijojnë të ketë pasion shkollën e policisë.

 

Nga 2700 aplikantë, 1000 prej tyre iu nënshtruan sot fazës së parë të konkurrimit, që ishte testimi me shkrim. Në 100 pyetje, të rinjtë u testuan për njohuritë që kishin nga shkolla e mesme.

 

Anxhela Çepuni është një vajzë 19 vjeçare, e cila që kur ishte fëmijë ka jetuar në Greqi, por pasioni për policinë e ka kthyer në atdhe.

 

Përveç pasionit për policinë, disa të tjerë duan të ndjekin edhe rrugën e të afërmve të tyre që aktualisht punojnë brenda uniformave blu.

 

Testimi me shkrim u monitorua me kamera edhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga shërbimi i kontrollit të brendshëm si dhe nga ICITAP e PAMECA.

 

Nesër do t’i nënshtrohen testimit edhe pjesa tjetër e aplikantëve. Në përfundim të tre fazave të testit, fitues do të shpallen 150 persona.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *