Subscribe

Këta janë disa nga mijëra shqiptarët që i mbijetuan internimit gjatë regjimit komunist. Për vite më radhë Lushnja ishte vendi ku u internuan 90% e të gjithë shqiptarëve në shkallë vendi.

 

Dikur fëmijë, sot prindër e gjyshër, dhjetëra familje që vuajtën në këto kampe u mblodhën këtë të diel në Savër të Lushnjës.

 

Organizatoret dikur vete bashkevuajtes ne internim u shprehën se e shkuara nuk duhet harruar që të mos përsëritet.

 

Të dhënat historike tregojnë se mbi 33 mijë persona, të te gjitha moshave u internuan për shkak të përplasjeve me regjimin komunist si dhe për shkak se vinin nga familje antikomuniste.

 

Në zonën e Lushnjës ishin 14 qendra internimi, ku jetuan me mundime dhe punë në bujqësi mijëra të dënuar politikë dhe familjet e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *