Në një kohë kur shumë vende në Evropë po rikthejnë masat shtrënguese, në Shqipëri po vlerësohet situate.

 

Anëtarja e Komisionit Teknik të Ekspertëve tha në “Quo Vadis” se përveç rekomandimit për mbylljen e bareve dhe restoranteve në Bllok, po shikohet mundësia për të marrë masa edhe në zona të tjera.

 

“Komiteti Teknik mblidhet në mënyrë sistematike. Ky takim bën që situata të jetë nën kontroll. Zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se Komiteti Teknik ka rrahur mendimin për të mbyllur disa bare, restorante, sepse ka grumbullime të rinjsh që mund të transmentojnë virusin. Është shumë e rëndësishme dhe është gjykuar kjo gjë. Epiqendra është tek Blloku. Nuk mund të krahasohet fluksi i grumbullimeve rinore në zona të tjera. Po vlerësohen edhe grumbullimet edhe në disa zona të tjera. Po shikohet një tendencë që respektimi i masave të distancimit fizik sikur po shikohet me një lloj pasigurie. Nuk respektohet distanca fizike.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *