E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Bota

Një marrëveshje e re për Iranin?

Duket se vizita e presidentit francez në SHBA ka dhënë efekte pozitive në lidhje me qëndrimin e presidentit Trump ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Gjatë takimit në shtëpinë e bardhë, dy homologët kanë sugjeruar se mund të ketë një marrëveshje të re dhe të përmirësuar.

 

 “Unë mendoj se do të kemi një goditje të madhe për të bërë një marrëveshje shumë më të madhe, ndoshta. Sigurisht çdo marrëveshje e re duhet të ndërtohet mbi “themele të forta”. Në vitin 2015 duhet të ishte bërë një marrëveshje që mbulonte Jemenin,  Sirinë, dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.”

 

Reklamë

Edhe Macron tha se një pakt i ri, nëse do të ketë një të tillë, duhet të mbulojë programin iranian të raketave balistike dhe rolin e këtij vendi në Lindjen e Mesme.

 

 “Mund t’ju them se patëm një diskutim shumë të sinqertë. Unë jam i hapur për një marrëveshje të re që të adresojë shqetësimet e Presidentit Trump, pa grisur marrëveshjen e vjetër. Mendoj se kemi një mundësi shumë të mirë për të bërë mbase një marrëveshje më të madhe.”

 

Në vitin 2015, Irani ra dakord që të reduktojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Trump ka qenë gjithnjë kritik i marrëveshjes të cilën më herët e cilësoi një çmenduri edhe para Macronit.

 

Më 12 maj, Trump duhet të vendosë që të firmosë ose jo zgjatjen e paktit bërthamor. Macron tenton ta shpëtojë këtë pakt, arsye për të cilën do të jetë në Uashington edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, të premten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë