Subscribe

Korça do të ketë një lagje teknologjike. Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i bashkisë Sotiraq Filo.  sipas tij të rinjte do të jenë të punësuar në fushën e teknologjisë për kompani vendase e të huaja.

 

SOTIRAQ FILO

KRYETAR I BASHKISË KORÇË

 

“Synon ta shndërrojë Korçen në një  qendër të teknologjisë dhe të inovacionit dhe përdorimin e teknologjisë si një mundësi shumë të mirë të të rinjëve për të qëndruar këtu dhe për të punuar në tregje globale. Duan të ndërtojnë një  lagje të teknologjisë, mundësi punësimi por edhe për të kryer aktivitete argëtimi ”

 

Anxhela Shtyko prej dy vitesh është e punësuar në Korçë në një kompani teknologjike. Ajo tregon se klientët më të shumë i ka te huaj.

 

ANXHELA SHTYKO

 

“Prej gati dy vitesh punoj në një kompani marketingu me klientë kryesisht në Amerikë, në Angli, në Izrael. Kemi shumë të rinj që vijnë sidomos tek fusha e marketingut.”

 

Në Panairin e Punës dhe Teknologjisë ne korce morën pjesë mbi 20 kompani teknologjike, të cilat kanë shfaqur interes për të punësuar të rinjtë korçarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *