Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në sallën e Kuvendit dëgjesën publike që zhvilloi ditën e djeshme PS me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, pas 24 urdhërarresteve për stafin e universitetit.
Sula ka kritikuar ashpër mosmarrjen e përgjegjësisë për akuzat ndaj disa figurave të larta të politikës dhe administratës. Ai theksoi se megjithëse Rama ka thënë se ata që janë akuzuar nga drejtësia duhet të flasin në Grupin Parlamentar të PS-së, nuk ka pasur dëgjesa për politikanë si Ahmetaj dhe Beqaj.
Dashnor Sula: Ajo që ka ndodhur dje është e padëgjuar. Mjafton të dëgjosh atë që ka deklaruar kryeministri dje që “nga sot në grupin parlamentar do të ketë gjyqe publike për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kush është akuzuar nga drejtësia do vijë të mbrohet këtu para grupit të PS.
Kur kishit dëgjesa, pse nuk morët Ahmetajn, Beqajn në dëgjesë ju? E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne. I keni ju kryetarët në burg apo ne? I bëni tenderat ju apo ne, koncesionet i bëni ju apo ne. Ka shkuar gjendja aq keq sa jeni bërë meme. Çfarë nuk kemi parë. Një kryetar bashkie me brekë të grisura, njëri pa brekë, tjetri me 340 palë.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i hoqi fjalën.
Elisa Spiropali: Mbylle mikrofonin edhe për fjalorin./vizionplus.tv





