Subscribe

Ukrainasit votojne për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi zhvillohet mes presidentit aktual Petro Poroshenko, dhe komedianit Volodimir Zelensky, i cili është një risi në politikë.

Ky i fundit një personazhi televiziv është i preferuar në sondazhe, duke dominuar raundin e parë të votimit tre javë më parë. Në Ukrainë Zelensky, 41 vjeç, është i njohur për një dramë politike satirike.

Ai fitoi raundin e parë me më shumë se 30% të votave – pothuajse dyfishin e Poroshenkos.

Presidenti në detyrë, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2014, e përshkroi rezultatin si një “mësim të ashpër”.Poroshenko, 53 vjeç,një miliarder që ka bërë pasuri kryesisht nëpërmjet bizneseve është prej dy dekadash në politikë.

Ai ka qenë në katër parti, katër herë deputet, dy herë ministër dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Të premten, dy kandidatët u paraqitën në stadiumin Olimpik të Kievit për të debatuar për herë të parë.

Fituesi i votimit të së dielës do të zgjidhet për një mandat pesë-vjeçar si president.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *