E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Një institucion shtetërorë vatër infeksioni në Berat, del pozitive edhe një infermiere

Berati vazhdon të jetë i përfshirë ditë pas dite në hartën e qarqeve ku zbulohen ditë pas dite raste me Covid-19.

 Numri i rasteve aktive në Berat ka shkuar tashmë në 24.

Vetëm dy prej rasteve këtë të enjte janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara dje brenda institucionit të DSHP-së Berat,ndërkohë që 2 janë raste të reja.

Reklamë

Mes të infektuarve të rinj sot janë sërish 2 punonjës të Drejetorisë së Shëndetit Publik Berat që mendohet se janë infektuar nga rastet e djeshme që rezultuan pozitivë në këtë drejtori.

E infektuar ka dalë edhe një infermiere nga Ura-Vajgurore e cila punon në një qendër shëndetësore në këtë bashki. Covid-19 është rikthyer sërish edhe në fasoneritë e qytetit të Beratit ku një punëtore ka rezultuar sot “pozitive”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 32 tamponë,ndërkohë që po vijohet edhe sot me marrjen e ramponeve në stafin e Qëndrës Shëndetësore në Urë-Vajgurore dhe në fasonerinë në Berat,ku rezultuan rastet e prekura me Covid-19.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat,edhe pse të vënë në alarm nga rastet e dala brenda kësaj drejtorie,janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të rasteve të sotme,me tyre edhe të kolegëve.

Drejtoria e Higjenës po kryen dezinfektimin e plotë të ambjenteve të fasonerisë në Berat si dhe po vijohet edhe me dezinfektimin e çdo ambjenti brenda DSHP-së Berat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë