E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Një i dyshuar me COVID, mbyllet çerdhja në Tiranë, të gjithë në vetëkarantinim për 14 ditë

Çerdhja numër 16 në zonën e ish-Bllokut është mbyllur këtë të hënë, ndërsa stafi do futet në karantinë për 14 ditë. Shkak është bërë dyshimi se një pjesëtar i stafit është prekur me koronavirus.

Hetimi epidemiologjik nga Instituti i Shëndetit Publik pritet që të zbulojë nëse ka ose jo të infektuar me virus. Ky lajm është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri.

Ajo deklaroi se po ndiqet një protokoll strikt për garantimin e higjienës.

Ditët e fundit, numri i të prekurve me koronavirus është rritur ndjeshëm. Vetëm këtë të hënë, Ministria e Shëndetësisë raportoi 69 raste të reja me virus, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë