E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Bota

Një hispanik zgjidhet për herë të parë në krye të Partisë Demokratike

Demokratët amerikanë zgjodhën të shtunën në Atlanta liderin e tyre, Tom Perez, një person i rrethit të ngushtë të ish-presidentit, Barack Obama, udhërrefyesi i të cilit është e qartë: t’i kundërpërgjigjet presidentit, Donald Trump, dhe të riroganizojë partinë për t’u bërë shumicë në vitin 2018 dhe 2020.
Ish-sekretari amerikan i Punës, Tom Perez, me origjinë nga Repubklika Domenikane është i pari hispanik që merr kryesinë e partisë në moshën 55-vjeçare.
Barack Obama, i cili përfundoi mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së më 20 janar 2017, përshendeti zgjedhjen e Perez në krye të partisë i bindur se ai do të dinte të bashkonte familjene tij politike dhe “të promovonte një gjeneratë të re liderash”.
I zgjedhur me 235 vota (nga 435), ky përfaqësues i stablishmentit demokrat shtriu menjëherë dorën e bashkëpunimit nga krahu i partisë i përfaqësuar nga Bernie Sanders duke emëruar kundërshtarin e tij kryesor , Keith Ellison, (200 vota) numërin dy të partisë.
Tom Perez, i cili ishte një prej kandidatëve kryesorë për zëvendës-president në rast të fitores së Hillary Clinton, bëri thirrje për unitet duke nënvizuar se bëhej fjalë për një moment të veçantë në historinë e partisë së tij që do të studjohej nga amarikanët gjatë shumë viteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë