Subscribe

Prej pasdites të së enjtes një grup studentësh të Universitetit “Fan Noli” të Korçës janë ngujuar në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik në katin e pestë të kësaj godine.

 

Ndërkohë një pjesë e mirë e studentëve në të gjitha fakultetet e këtij universiteti kanë vijuar normalisht mësimin duke u shprehur se nuk janë kundër protestës por nuk mund të humbasin vitin akademik për shkak të mungesave.

 

Nga ana tjetër dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gjergji Mero thotë se Senati Akademik mori vendim ditën e sotme për zëvendësimin e orëve që nuk janë realizuar gjatë tri javëve të protëstës. Gjithashtu Mero ka bërë me dije se të gjithë pedagogët janë treguar të gatshëm të punojnë të shtunave e madje të sakrifikojnë edhe lejet vjetore me qëllim zëvendësimin e orëve mësimore.

 

Por nëse bojkoti dhe ngujimi do të vijojë nga ana e studentëve duke bërë të tjera mungesa, atëherë do të duhet një tjetër vendim i senatit.

 

Protesta e studentëve të Universitetit “Fan Noli” të Korçës ka nisur prej 6 Dhjetorit të vitit të kaluar, është ndërprerë për shkak të festave të fundvitit, ndërkohë që prej 7 janarit të këtij viti një pjesë e mirë e studentëve iu rikthyen auditorëve, ndërsa një pjesë tjetër prej pasdites së djeshme zgjodhën të ngujohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *