E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një grua, kryepeshkope e Londrës, historike për kishën anglikane dhe miliona besimtarë  në gjithë botën

Emërimi i një gruaje, Sarah Mullally si kryepeshkope e Canterbury ishte një ngjarje historike. Kjo është hera e parë në histori që një grua mban këtë pozicion, tradicionalisht i mbajtur nga meshkuj.

Sarah Mullally hyri në Katedralen e Shën Palit të mërkurën në mëngjes si peshkope e Londrës. Ajo eshte tashme udhëheqësja shpirtërore e miliona anglikanëve në të gjithë botën.

Zgjedhja e saj është përshëndetur si një hap i madh drejt barazisë gjinore në kishë, duke reflektuar një qasje më përfshirëse dhe moderne në drejtimin e një prej institucioneve fetare më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës anglikane.

Kryepeshkopi i Canterbury është figura më e lartë e Kishës Anglikane pas monarkut dhe luan rol kyç në çështjet fetare, shpirtërore dhe ceremoniale të Kishës.

Në predikimin e saj të parë si kryepeshkope, Sarah Mullally tha se I besoi zotit dhe u zotua të ndiqte jezusin dhe se nujk e kishte imagjinuar kurrë të ardhem që e priste

Ky vendim historik pritet të ketë ndikim të madh, jo vetëm brenda Kishës Anglikane, por edhe në debatet mbi rolin e grave në udhëheqjen fetare në botë.

 

Vazhdo të lexosh