Sport
Një gol shqiptar në Angli, sulmuesi kuqezi kalon skuadrën në avantazh

Anis Mehmeti ka shënuar një tjetër gol në Angli në Championship. Pas një asisti të marrë nga Bird në minutën e 15-të të ndeshjes përballë Portsmuth, Mehmeti ka arritur të shënojë me mjaft elegancë.
Ky është goli i tij i shtatë sezonal për Bristol Cityn. Anis Mehmeti ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm këtë sezon, dhe po ndihmon skuadrën e tij e cila ndodhet vetëm tre pikë larg zonës së playoff për të kaluar më pas në Premier League.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




