Në të gjithë botën janë duke u zhvilluar më shumë se 100 vaksina kundër koronavirusit. Britania e Madhe ka investuar më shumë se 100 milionë në një shkencëtarësh të Oksfordit dhe beson se deri në 30 milionë doza do të jenë gati deri në shtator. Mirëpo, konsiderohet një sfidë e vështirë për të gjetur vaksinën që do të japë rezultate efektive.

Po ashtu, ekipi  i studiuesve që po zhvillojnë vaksinën mendon se do të jetë më e vështirë të vërtetohet nëse vaksina është e suksesshme, për shkak të rënies së të infektuave. Hulumtuesit e cilësuan një garë kundër kohës dhe një “virusi që po zhduket”.

Nëse vërtetohet efektiviteti i saj, vaksina nga Oksford shihet si një nga preferuarat për të kaluar në prodhim në masë, nëse vërtetohet efektiviteti i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *