E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Një fshat i tërë bojkoton votimin në Pogradec, probleme edhe në disa qendra të tjera votimi

Përveç disa incidenteve të vogla që kanë ndodhur në disa qendra votimi, procesi po vijon normalisht. Por, nuk ka ndodhur e njëjta gjë në një fshat të Pogradecit.  Në Oshteç-Trebinjë votimi është bllokuar, pasi rreth 140 votues kanë bojkotuar në shenjë proteste për shkak të infrastrukturës së keqe.

 

Reklamë

Gjithashtu, është bllokuar votimi edhe në Sheqeras për shkak të futjes së paautorizuar të disa personave.

 

Ndërkaq, sipas Partisë Demokratike në Pogradec, ka pasur probleme edhe me bojën e vulave, pasi tamponët janë të thatë në shumë qendra votimi. Edhe në Veliternë është bllokuar votimi për shkak se është hasur një votim familjar si dhe janë futur në qendrën e votimit persona të paautorizuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë