Subscribe

“Dita zë fill”, një dramë universale ’80 minutëshe flet shqip këtë javë në festivalin e Filmit në Sarajevë.

 

Produksioni shqiptaro-greke me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, është përzgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore (Main Competition) në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë dhe më i rëndësishmi i rajonit, Sarajevo International Film Festival.

 

Është historia e një nëne të re që përpiqet të mbajë gjallë një të moshuar, sepse i duhen paratë. Me një fill të hollë mes të moralshmes dhe punës vetëm për para, ky film na prezanton edhe shumë më shumë. Kritikët në Europë e kanë vlerësuar për mënyrën se si është ndërtuar, pasi pjesa më e madhe e realizimit të filmit është brenda një apartamenti.

 

Sarajevo International Film Festival do të mbahet prej 11-18 gusht 2017, ku edhe do të jetë premiera botërore e filmit shqiptar. publiku shqiptar do të duhet të presë shtatorin për ta shijuar këtë produksion shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *