Subscribe

Per here të parë në Tiranë do të zhvillohet “Kuju Light Festival”, nje hapësire artistike bashkëkohore me më shumë se 15 instalacione dritash. Ky spektakël do të zhvillohet më datën 29 dhe 30 dhjetor.

 

Gjatë ditëve të fundvitit, këngëtarë të njohur do të performojne live në kryeqytet.

 

“Jemi shumë entuziastë, bashkë me Kushtrimin dhe Anin, duke ju pritur të gjithëve në një cep pas Bashkisë, midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Transporteve, aty ku është Bunk’Art, për një surprizë të jashtëzakonshme. Ne do të kemi për herë të parë në Tiranë një festival të mirëfilltë dritash, do të ketë projeksione, lojëra interaktive, ndaj të shtunën dhe të dielën, me Kushtrimin dhe Anin, edhe me gjithë çunat e gocat e Tiranës, do jemi aty për një festë fantastike mes ministrive, për projeksionin më të bukur dhe festën më magjike dritave në Tiranë”

 

Organizatori i festivalit të dritave, Kushtrim Juniku, zbuloi edhe disa surpriza nga spektakli, i cili do të përfshijë video- maping, laser show, si dhe instilacione ku do të përfshihet publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *