Superkupa e Spanjës do të jetë një çështje mes Realit dhe Barcelonës.

El Klasifiko  për trofeun në fjalë që po luhet në Arabinë Saudite përplas edhe një herë tjetër dy skuadrat më të mëdha të futbollit iberik.

Pas “Los blankos” ishin katalanasit që siguruan një biletë për sfidën finale. Balugranat mundën Osasunën 2 me 0, në një ndeshje me cinizmi, por pa shkëlqim.

Për të fituar skuadrës së Xavit i deshën individualitet si dhe lëvizjet e trajnerit në pjesën e dytë.

Në fundin e pjesës së parë dëmtimi i Rafinjes detyroi Xavin të aktivizonte talentin Jamal.

Më pas portieri i Osasunes ndali dy herë Levadnovskin përpara se Budimir të ishte kërcënues për Osasunën.

Për të zhbllokuar ndeshjen në pjesën e dytë menduan fenomenet e Barcelonës.

Një pasim i mrekullueshëm i Gundogan, për Levandsovioskin u shfrytëzua nga polaku për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Pas një rasti të Zhoa Felix, Osasuna shtoi presionin dhe ishte kërcënuese në dy moment, përpara se të ngitej në katedër edhe njëherë Zhoao Felix, fantastik në një aksion që i dha mundësi adoleshentit Jamal për të realizuar edhe golin që vulosi suksesin 2 me 0.

Të dielën në Riad, Barcelona tani kërkon suksesin e 15 në historinë e superkupës ndërsa Reali kërkon ta fitojë për herë të 13 këtë trofe./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *