E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një e treta e trupave amerikanë nuk duan të vaksinohen

Një e treta e forcave të armatosura në SHBA kanë refuzuar që të marrin vaksinën kundër koronavirusit. Shkalla e lartë e trupave që nuk e marrin vaksinën ka bërë që ligjvënësit të shqetësohen, shkruan “Military.com”.

Gjenerali Jeff Taliaferro zbuloi nga ana tjetër se shkalla e pranimit është rreth dy të tretat, teksa shtoi se refuzimi i vaksinës nuk ka ndikuar në zgjedhjen e tyre, pasi ushtria është përshtatur për të punuar në një mjedis pandemik.

“Shërbimet dhe komandat luftarake kanë punuar shumë gjatë vitit të fundit për t’u siguruar që ne mund të veprojmë në një mjedis me COVID-19 shumë më parë se vaksinat të ishin në dispozicion”, deklaroi gjenerali.

Ndërkaq, nuk dihen arsyet pse një e treta e anëtarëve të shërbimit amerikan e refuzuan marrjen e vaksinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë