Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

“Një Ditë Tjetër” e Mira Kazhanit, autorja rrëfen betejën me sëmundjen

16 Tetor 19:35

Ka libra që nuk lexohen, por ndihen. Ka rrëfime që nuk kërkojnë kritikë, por heshtje. “Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit është një prej atyre librave që nuk të flet me zë të lartë, por të troket ngadalë, si një kujtim që s’do të zbehet kurrë.

Në këtë libër, Mira na fton të hyjmë në dimrin e saj më të vështirë, atë periudhë kur jeta i bëhet betejë me sëmundjen, me trupin, por mbi të gjitha, me shpirtin.

Ajo nuk kërkon keqardhje, nuk kërkon as duartrokitje. Thjesht ndan atë që shumë gra e përjetojnë në heshtje, frikën, rënien dhe forcën për ringritjen. Këtë mesazh e dha edhe mbrëmë gjatë promovimit të librit në librarinë Bookland.

“Njeriu nuk i ka në dorë dhimbjet apo sfidat që i vijnë; ai ka në dorë vetëm përballjen me to. Është një shprehje shumë e bukur që thotë se dhimbja është universale, por vuajtja është personale. Pra, dhimbja është për të gjithë, nuk ka njerëz që nuk e takojnë dhimbjen, nuk ka njerëz që nuk kalojnë në mbretërinë e të sëmurëve apo në mbretërinë e jetëve të vështira, me shumë sfida. Nuk ekziston askush që të mos ketë përjetuar dhimbje”, dekalroi Kazhani.

Në çdo faqe, ndien një zë që të përqafon butë, zërin e dikujt që ka mësuar se forca nuk është të mos kesh frikë, por të ecësh përpara edhe kur frika është aty.

“Nuk më mjafton vetëm doktori, megjithëse kam qenë me shumë fat për doktorin që kam gjetur në Shqipëri. Pjesa e vuajtjes është e njëjtë, sepse ti ke nevojë për sistemin shëndetësor. Doktori Artan Bodeci ka thënë edhe në podcastin tim: “Ne mund të bëjmë koncerte solo shumë të mira, por na mungon orkestra. Dhe pikërisht kjo është gjendja e sistemit shëndetësor në Shqipëri, i mungon orkestra”, tha Kazhani.

Me një gjuhë letrare të pastër, të qetë, e mbi të gjitha të sinqertë autorja nuk përdor dramatizim, as zbukurim. Ndaj dhe suksesi i këtij libri sigurisht ishte i paimagjinuar prej saj.

“Nuk e kam shkruar librin që të kem sukses. Suksesi im më i madh me jetën time është fituar më 4 shkurt të vitit 2025. Librin e kam shkruar si një katarsis”, u shpreh Mira Kazhani.

Ky libër nuk është vetëm për ata që kanë përjetuar sëmundjen. Është për të gjithë ne, që ndonjëherë kemi humbur dritën dhe kemi kërkuar forcë për ta gjetur sërish. Ndaj bëjeni tuajin këtë libër, i cili gjendet në librarinë Bookand, në Galerinë ETC.

Posted Under:
Kulture
Tagged:
Libri mira kazhani Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe Luiza Xhuvani shpallen aktorët më të mirë

më shumë...

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697 raste pronësie, përgatitetn projektet për restaurim

më shumë...

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë i “Shkodra Art Residency”

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.