Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, socialisti Jurgis Çyrbja është thirrur sërish kete te premte në SPAK.
Ai qëndroi përreth gjysmë ore në ambientet e Prokurorisë së Posacme, ku iu komunikua zyrtarisht se është i marrë i pandehur nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për kohën kur ai mbante postin e drejtorit të Hipotekës se Durrësit.
Lexo edhe :
Related Posts
Pasi doli nga SPAK ai nuk pranoi të fliste për mediat.
Për vetëm 3 ditë, Çyrbja u paraqit dy herë në SPAK, ndërsa një ditë më parë la edhe mandatin e deputetit.
Çyrbja u mor në pyetje nga SPAK, pas një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Opozita pretendon se Çyrbja shpërdoroi detyrën kur ishte kandidat për deputet duke shpërndarë certifikata legalizimi.
Ndërkohë vendin e tij në parlament pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit te vitin 2021 mori 2228 vota./vizionplus.tv











