E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Një ditë historike”/ Lleshaj për testin e poligrafit: Do doja ta filloja nga vetja

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shpjegoi se makinës së të vërtetës nuk do t’i nënshtrohen vetëm kandidatët që do të bëhen pjesë e BKH-së po edhe rekrutimet e reja në Polici.

 

Në fjalën e mbajtur gjatë certifikimit të njësisë së ekspertëve të poligrafit, ministri deklaroi se do dëshironte që testin ta kryente vetë i pari.

 

Reklamë

“Poligrafi i njohur në botë, por jo në Shqipëri. Kjo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici, SHÇBA-së dhe institucionet e sigurisë publike, do të doja ta nisja nga vetja ime. SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri.”

 

Në Ministrinë e Brendshme janë certifikuar këtë të martë poligrafët e parë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që do të marrq në testim edhe kandidatët për BKH-në.

 

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishte dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ku theksoi se reforma në drejtësi është një element i rëndësishëm.

Më shumë video

Reklamë