E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë”, Spiropali uron Valiev: Frymëzim për të rritur investimet për sportin në shkolla

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar mundësin që i dha medaljen e parë historike Shqipërisë në Lojërat Olimpike Chermen Valiev.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se kjo ishte arritje madhore për sportin shqiptar.

Postimi i Spiropalit: 

Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!

Reklamë

Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive.

Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!

Vazhdo të lexosh

Reklamë