E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Një delegacion i PE do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Javën e ardhshme pritet që një delegacion i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian do të qëndrojë për vizitë zyrtare më 27 dhe 28 shkurt në Serbi, si dhe më 1 mars në Kosovë.

 

Gjatë vizitës në të dyja vendet parlamentarët evropianë, të udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme David McAllister, nuk do të kenë tema të caktuara, por pritet që deputetët evropianë të fokusohen në reformat e integrimeve evropiane dhe vazhdimin e dialogut në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Kosovës-Serbi, transmeton Tanjug. Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, së fundi gjatë debatit për situatën e sigurisë në Kosovë, ka kritikuar Prishtinën zyrtare për shkak ‘të mungesës së bashkëpunimit me BE-në në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe dhe transformimin e FSK-së në ushtri”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë