Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pritur në një darkë të veçantë të gjithë ish ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991.
Në këtë darkë kanë qenë të ftuar edhe kreu i shtetit Ilir Meta, si dhe ish kreu i PD, Lulzim Basha.

 

Në tryezën e organizuar me rastin e festimeve për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, diplomatja amerikane ka ulur krah saj kreun e shtetit, Ilir Meta si dhe ish ministrin socialist Ditmir Bushati.

 

Ndërkohë, Basha është ulur në krah të ish ministrit socialist Kastriot Islami, së fundmi ish-deputet i PD, si dhe ish ministrit të LSI-së, Edmond Haxhnasto.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *