Subscribe

Pas dy vjetësh, Tirana do te ketë bulevardin e ri. Ne pjesën veriore te kryeqytetit, ka rinisur puna per ndërtimin e segmentit nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës. 800 metrat e para janë drejt përfundimit, ndërsa mbetet problem shpronësimi i 250 familjeve qe preken nga ndërtimi i bulevardit. Drejtori i projekteve ne bashki Genc Kojdheli, thotë se pritet alokimi i një fondi nga qeveria. Është ende herët deri ne përfundimin e projektit, por drejtuesit e bashkise thonë se me ndryshimet e bëra, pjesa veriore e Tiranës, do t’i ngjasoje bulevardit “Champ Elise” ne Paris. Bulevardi, do te jete 70 metra i gjere. Ne te janë planifikuar shume korsi, për automjetet, autobusët, biçikletat, për këmbësoret dhe personat qe duan te merren me sport. Përgjatë bulevardit, do te kete sipërfaqe te gjelbërta me peme dhe lule. Zhvillimin kësaj zone, do t’ia japin ndërtimet, kryesisht komplekse banimi dhe qendra biznesi. Ne hyrje te bulevardit do te ndërtohet nje parkim nëntokësor. Ne një pjese te tij është planifikuar ndërtimi i godinës se Bashkisë se re te Tiranës dhe selive te disa ambasadave. Stacioni aktual hekurudhor, do te prishet, ndërsa ende nuk është përcaktuar, ku do te jete vendqëndrimi i ri i trenave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *