Ndërsa sezonin e shkuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit lançohej nënshkrimi i dy protokolleve të bashkëpunimit me Operan e Serbisë dhe atë të Maqedonisë, “Carmen” është produksioni që këtë fundshtatori na vërteton se udha drejt bashkëpunimeve dhe bashkëprodhimeve me teatro internacionalë ka filluar.

 

Dejan Savic: Unë jam këtu për të katërtën herë, e protokolli i bashkëpunimit ju siguroj që nga sot e tutje nuk, do të jetë më thjesht në letër. Ne do të interpretojmë së bashku tani Carmen, por më vonë do të punojmë që po këtë produksion ta çojmë edhe në Beograd me artistët shqiptarë e serbë. Pas kësaj në pranverë mund të realizojmë traviatën, e më pas një bashkëpunim me baletin. Mendoj se 35 minuta kohë largësi, nuk na pengojnë aspak nëse ne punojmë së bashku për artin.

 

Në rivënien e shfaqjes, Orkestra e TKOB do të dirigjohet nga Dejan Savić, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Operas së Beogradit, ndërsa në kastet e katër shfaqjeve në rolet kryesore do të interpretojnë edhe artistët shqiptarë edhe ata të huaj.

 

Në petkun e Carmen do të jenë Vikena Kamenica dhe Ljubica Vraneš, soliste e Teatrit të Operas së Beogradit. Ndërsa rolin e Don Jose do ta interpretojnë: Janko Sinadinović, solist i Teatrit të Operas së Beogradit dhe Armaldo Kllogjeri.

 

“Carmen” do të interpretohet në Tiranë nga 27 e deri më 30 shtator në Pallatin e Kongreseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *