E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Një biletë për në hënë”, miliarderi kërkon partnere për udhëtimin e jetës

Një miliarder japonez i ka çuditur të gjithë me ofertën e tij publike.Yusaku Maezawa,44 vjec pronar i kompanisë së blerjeve online “Zozo” ka hapur ankandin për të gjetur partneren që do ta shoqëroje në udhëtimin e tij në hapësire në 2023.

Miliarderi japonez ka prerë një biletë dyshe për udhëtimin që kompania “Space X” e Elon Musk do të organizojë në Hënë në vitin 2023 për herë të parë për turistet e zakonshëm.

Në fakt Yusaku Maezawa kishte menduar që këtë udhëtim ta bënte me të fejuarën e tij, 27 vjeçaren Ayame Goriki. Por miliarderi është ndarë së fundi nga bukuroshja aktore dhe tani ka dalë një vend i lirë për udhëtimin në Hënë.

44 vjecari nuk ka humbur kohë dhe ka bërë publike realizimin e një konkursin të quajtur “Full Moon Lovers”, që do të bëhet reality show në kërkim të partneres ideale për në hënë.

Reklamë

Por cilat janë kushtet?

Të jesh beqare, të jesh të pakten 20 vjeçe, me personalitet brilant, person që transmeton pozitivitet, të jetë gati për një udhëtim në hapesire dhe të dashurosh paqen në botë.

Kjo nuk është hera e parë që miliarderi japones ndërmerr nisma të kësaj natyre. Pak ditë më parë ai tha se do të dhuronte 8 milion dollare nga pasurie e tij për njëmijë nga personat që do të shpërndanin një postim të tij në rrjetet sociale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë